Si të përballojmë një ditë të vështirë?

0
222

Të gjithëve na ka ndodhur  të paktën një herë ose më shumë të përballemi me një ditë të vështirë. Na duket sikur asgjë nuk po shkon mirë. Shpesh herë i dëgjojmë njerëzit të thonë:  “O ditë e tmerrshme sot”.

Për të kuptuar se si do të shkojë dita e tyre, shumë njerëz bazohen te parashikimi i yjeve apo vendosin besimin te besëtytnitë për të kuptuar se si do të shkojë dita e tyre.

Këto nuk janë të vërteta. Të gjitha ditët janë krijuar njësojë. Por ja që shpeshherë gjërat ndërlikohen por nuk është faji i ditës. Në vend që të përdorni strategji  për të gjetur zgjidhje pranojeni atë si çdo ditë tjetër. Ka disa mënyra se si mund ta përballojmë  më  lehtë  një  ditë  të  keqe;

E para: Pranojeni atë si çdo ditë tjetër

Shpesh  na ndodh të fajësojmë  të tjerët  dhe veten  kur diçka nuk shkon mirë. Në vend që të  gjeni fajtorin  përpiquni  ta kaloni lehtë  atë  situatë.

Në çdo kohë jemi thirrur të bëjmë  të  mirën,  në  ditë  të  mira dhe të  vështira.

Sa më  shpejt ta kapërceni atë situatë të vështirë  aq më shpejt do të bëni përpara.

Përpiquni ta kuptoni se çfarë mësuat nga ajo situatë e vështirë dhe çfarë mund të bëni  ndryshe në të ardhmen, në mënyrë që të shmangni incidentet dhe problemet që  ju dalin përgjatë ditës.

Dil, shkëputu për një moment

Ndonjëherë duke shtuar një grimcë spontaniteti ndihmon për të ndryshuar ditën tuaj të  keqe dhe të ngarkuar. Kjo bën që  t’ju sjellë në humor të mirë.

Trajtojeni veten me një kafe, ose merrni 5 minuta kohë për të dalë jashtë për të marrë ajër ose mund të  lexoni diçka motivuese në mënyrë që të vazhdoni përpara me pjesën tjetër të ditës.

Bëni diçka, jeni ju që mund ta ndryshoni rrjedhën e ditës tuaj.

Qeshni me zë të lartë

Është shumë e rëndësishme të jeni në humor çdo ditë.

E qeshura ju jep fuqi  për të  ndryshuar gjendjet  negative, në pozitive. Buzëqeshja është si një  armë që lufton pengesat që na dalin përpara. Qeshni, edhe pse në atë moment do të ndiheni qesharakë ose të trishtuar, pasi më vonë  do të kuptoni aftësinë  tuaj për të lëvizur përtej gjendjes negative që pushton ditën tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu