Si të pastroni atletet në kushte shtëpie pa i dëmtuar

0
189

Atletet e bardha janë këpucët bazike që na duhen dhe na pëlqejnë të gjithëve. Fatkeqësisht, duke qenë se bëhen shpejt pis, lind nevoja për t’u kujdesur edhe më shumë për to, që në çdo dalje të duken të bardha si të reja!

Hiqeni lavatriçen si alternativë për të mos i prishur dhe kombinoni produktet më poshtë që me siguri i keni në shtëpi.

1. Sodë buke + uthull

Përzieni pak ujë të ngrohtë, sodë dhe uthull. Më tej merrni një furçë dhe pastrojini lehtësisht. Pas 3-4 orësh do të shihni që atletet do të shkëlqejnë!

2. Kripë e trashë+ qumësht

Kur atletet nisin të marrin atë nuancën e verdhë, është koha për kombinimin më sipër. Pasi t’i keni zhytur atletet në brenda qumështit dhe kripës, lërini të paktë 3 orë. Më tej nxirrini të thahen në një ambient të hapur.

3. Pasta e dhëmbëve

Kur jeni me nxitim dhe atletet nuk janë aq të bardha sa do të donit, nxirrni një furçë, pak pastë dhëmbësh dhe mbaruat!

4. Kripë e trashë + ujë i shkumuar

Përveçe do t’i pastrojë nga jashtë dhe brenda, është super ide për heqjen e aromave të pakëndshme.

5. Limon ose lime

Lëngu i limonit njihet për fuqinë që ka për heqjen e njollave apo ngjyrën e pistë që atletet marrin. Ju duhet vetëm një gjysmë limoni.

Burimi: Bright Side