Si është situata në botë me koronavirusin

0
45

Në mbarë botën janë shënuar rreth 863,000 të vdekur dhe 26 milion raste sipas Universitetit Johns Hopkins.

India: Raportohen 83,337 raste të reja me covid-19 të enjten në Indi dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë kjo është rritja më e lartë ditore në vend.

Izrael: Regjistrohen 3,074 raste të reja me covid-19 të mërkurën në Izrael.Rritja ndodhi vetëm dy ditë pasi u hapën shkollat.

Koreja e Jugut: Shënohen rreth 195 raste të reja me Covid-19 të mërkurën.Vendi ka tashmë 20,644 raste dhe 329 viktima.

India: Raportohen 83,337 raste të reja me covid-19 gjatë ditës së sotme në Indi.Sipas Universitetit Johns Hopkins më parë India raportoi 85,687 raste të reja më 27 gusht.

SHBA: Konfirmohen më pak se 40,000 raste të reja në SHBA si pasojë e virusit korona, ndërsa 1,056 pacientë kanë humbur betejën kundër covid-19.Deri më tani, SHBA ka mbi 6 milion raste./GazetaShneta/