Si duhet të edukojmë fëmijët që të kundërshtojnë krimin duke mos duartrokitur sjelljet e tyre të këqija

0
96

Departamenti i Policisë së Hjustonit, Texas këshillon prindërit se si duhet të edukojnë fëmijët e tyre për të mos u bërë kriminelë, ata tregojnë se si duhet të mos plotësojnë çdo kërkesë që ata kanë dhe të mos duartrokasin sjelljet e tyre të këqija.

SI TË RRITIM FËMIJË KRIMINELË:

1.Ti japësh fëmijës tënd gjithçka që ai kërkon. Do të besojë se ka të drejtë të marrë gjithçka që dëshiron.

2.Të qeshësh kur yt bir thotë fjalë të këqija. Do të rritet duke menduar se të mos respektosh është zbavitëse.

3.Të mos e kritikosh kurrë tët bir për sjelljen e tij të keqe. Do të rritet duke menduar se në shoqëri nuk egzistojnë rregulla.

4.Të mbledhësh gjithçka që yt bir lë rrëmujë. Do të rritet duke menduar se barra për përgjegjësitë e tij bie mbi të tjerët.

5.Ti lejosh që të shikojë çdo lloj programi në televizion. Do të rritet duke besuar se nuk ka ndonjë dallim midis një fëmijë dhe një të rrituri.

6.Ti japësh tët biri të gjitha paratë që të kërkon. Do të rritet duke menduar se është e lehtë ti marrësh paratë dhe nuk do të mendohet dy herë të vjedhë për ti arritur ato.

7.Të mbash gjithmonë anën e tij, kundër komshinjve, mësuesve dhe policisë. Do të mendojë se ajo që bën ai është gjithmonë e drejtë dhe janë të tjerët ata që gabojnë.

“Duke ndjekur këshillat e mësipërme ju garantojmë se fëmija juaj do të bëhet një kriminel dhe ne do të bëjmë gati një qeli për të”/OxygenPress.info