Shumë shqiptarë kandidatë në zgjedhjet parlamentare në nivelin federal në Zvicër

0
62

Më 20 tetor 2019, në Zvicër do të mbahen zgjedhjet parlamentare në nivelin federal.

Diaspora shqiptare atje është e madhe në numër, e suksesshme në angazhimet e saj dhe e fuqishme ekonomikisht.

Interesat dhe të drejtat e shqiptarëve në Zvicër duhet të përfaqësohen sa më shumë edhe në nivelin institucional. Bashkatdhetarët tanë tanimë janë më të organizuar se më parë dhe po marrin pjesë në garë për këto zgjedhje.

Kandidatët shqiptarë në Zvicër, të cilët garojnë në zgjedhjet parlamentare në nivelin federal, të cilat mbahen më 20 tetor, 2019.

Disa nga këta kandidatë janë:

1. Shëndrit Sadiku, i cili garon në Kantonin Schaffhausen nëpërmjet Partisë Socialiste të Zvicrës

2. Ylfete Fanaj, e cila garon në Kantonin Luzern nëpërmjet Partisë Socialistë të Zvicrës

3. Arbër Bullakaj, i cili garon në Kantonin St.Gallen nëpërmjet Partisë Socialistë të Zvicrës

4. Islam Aliaj, i cili garon në Kantonin Zürich nëpërmjet Partisë Socialistë të Zvicrës