Shumë njerëz vetë-diagnostifikohen gabimisht duke shikuar simptomat në internet

0
768

Dy në pesë amerikanë e kanë bindur gabimisht veten se kanë një sëmundje serioze, pasi iu drejtuan për informata “Google”, tragojnë disa hulumtime te reja.

Një studim i 2,000 amerikanëve zbuloi se 43 përqind i kanë shikuar simptomat e tyre në internet dhe përfunduan duke besuar se kishin një sëmundje shumë më të rëndë sesa ajo që kishin në të vërtetë.

65 përqind e të anketuarve kanë përdorur internetin për të diagnostikuar veten e tyre, por rezultatet tregojnë se shtypja e simptomave tuaja në shiritin e kërkimit mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Në vend që të lehtësojnë shqetësimet, 74 përqind e atyre që janë vetë-diagnostikuar në internet thonë se kërkimi i simptomave të tyre i bëri ata të shqetësohen më shumë për shëndetin e tyre.

Kjo mund të jetë për shkak të përgjigjeve të dhëna nga Google, pasi këshillat mjekësore të internetit u gjetën nga të anketuarit të ishin të besueshëm më pak se 40 përqind të kohës.