Shtyhet gjykimi për mosdeklarim të pasurisë ndaj Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla Gjykata Themelore , Prishtinë

0
59

Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot ka shtyrë gjykimin për mosdeklarim të pasurisë ndaj Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, raporton Drejtësia Sot.

Ajo akuzohet se me rastin e marrjes së detyrës si këshilltare e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion pronësinë e saj mbi biznesin “INN MIDDLE LTD”, të regjistruar në Londër , edhe pse ka qenë e obliguar sipas ligjit.

Shkak i dështimit të kësaj seance ishte fakti se një nga bashkëpunëtoret e Haradinaj – Stublla ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Për këtë gjë gjykatën e ka njoftuar mbrojtësja e saj, avokatja Merita Emini – Stublla, e cila ka theksuar se e akuzuar nuk mund të jetë e pranishme në këtë shqyrtim.

Nën këto rrethana, gjyqtari Alban Ajvazi, seancën e radhës e ka caktuar më datë 18 dhjetor 2020, duke filluar nga ora 09:00.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, e përfaqësuar nga prokurori Bashkim Zeqaj, më 26 mars 2019, ka ngritur aktakuzëndaj Meliza Haradinaj-Stublla, në drejtim të kryerjes së veprëspenale “mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i tëardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimevefinanciare”, nga neni 437 paragrafi 2 të KPRK-së.

Sipas kësaj aktakuze Haradinaj-Stublla, në cilësinë e Zyrtares sëLartë Publike, dhe atë Këshilltare Politike e Kryeministrit tëRepublikës së Kosovës, ka vepruar në kundërshtim me ligjin përdeklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve tëlartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.

Prokuroria pretendon se e akuzuara Haradinaj-Stublla, me rastine marrjes së detyrës, ka qenë e detyruar që ta deklarojë pasurinënë Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK),për vitin paraprak, kue njëjta përmes formularit për deklarimin e pasurisë nuk e kadeklaruar pronësinë e një biznesi të quajtur “IN MIDDLE LTD”, të regjistruar në Londër, me zyre nr “108 Ëoolmead Avenues në“Companies House”, edhe pse ka qenë e obliguar sipas ligjit./DrejtesiaSot