Shqiptarja fiton çmimin prestigjioz të arkitekturës në Zvicër

0
169

Këtë vit me çmimin “Foundation Awards, me të cilin vlerësohen arkitektet e rinj,  u shpërblye “Studio Barrus”, pjesë e së cilës është arkitektja Besa Zajmi.

Besa Zajmi është e lindur në Gjakovë ndërsa nga mosha 2 vjeçare jeton në Zvicër. Ajo është e para shqiptare që ka studiuar dhe magjistruar arkitekturën në ETH Zürich, universitetin ndër më famshmit në botë. Kjo, me siguri e bën atë që të ndihet shumë krenare. Ndërsa dëshira e saj është që sa më shumë shqiptarë të tjerë të jenë pasues të rrugës që ka ndjekur Besa.

“Siç dihet, shkollimi në Zvicër nuk është i lehtë. Të studiosh dhe të përfundosh studimet në ETH-Zürich sidomos në degën e arkitekturës që nga dita e parë duhet një dëshirë, një disiplinë, një sakrificë dhe një përkushtim i madh”, ka thënë Besa.

Gjithashtu asaj i kujtohet edhe dita e parë e studimeve dhe thënia e një profesori, “Këtu te ne dita i ka 25 orë dhe java 8 ditë” dhe, sipas Besës, ashtu ka qenë.

“Gjatë studimeve pesëvjeçare kam pasur shumë netë pa gjumë. Meqenëse kryesisht kohën e kaloja në atelienë e fakultetit, kam pasur mundësinë të njihesha dhe të punoja së bashku me shumë studentë të tjerë, me dy prej të cilëve e vazhdojmë punën edhe sot”, thotë ajo.

Besa ka pasur fatin që të jetë studente e Adam Caruso, Hans Kollhoff, Miroslav Sik, Tony Fretton e posaçërisht e profesorit Peter Märkeli, të cilët janë profesorë dhe ekspertë me renome botërore.

Pasionin për arkitekturë, Besa Zajmi e ka pasur që nga fëmijëria. Ajo, që nga fillimi i shkollës ka ndjekur rregullisht kursin e artit figurativ. Nga dëshira e madhe për t`u marrë me krijimtari artistike, ajo o regjistrua në Gjimnazin e St. Gallenit, në drejtimin, dizajn artistik të cilin e përfundoi me shumë sukses. Ndërsa studimet ajo i filloi në vitin 2008 dhe i përfundoi në vitin 2014.

Konkursi i parë ku ajo ka marrë pjesë, ka qenë në Bernë, në të cilin u shpërblye me vendin e tretë. Dhe, Besa nuk u ndal. Ajo së bashku me bashkëpunëtoret e saj kanë marrë pjesë edhe në disa konkurse të tjera. Ajo po ashtu ka fituar çmimin e parë me një projekt të një shtëpie për të moshuarit, në qytetin Ëil.

Çmimi “Fondation Aëard” për Besën është një sukses i madh sepse ai, prej nëntë vitesh sponsorizon zyrat arkitektonike, inovative të udhëhequra nga arkitektë të rinj.

“Konkurrenca ishe e madhe. Morën pjesë në konkurs, 40 zyra, kriteret ishin të larta. Arkitektët me projektet e tyre duhej të tregonin konturat e një potenciali të së ardhmes, që tejkalon rrjedhën e tanishme dhe mund të hapë rrugë të reja për arkitekturën zvicerane”, shprehet Besa./Albi/OxygenPress.info