Shqiptarët në Amerikë festuan dhe mblodhën para për nënat e Gjakovës

0
93

Një mbrëmje e madhe me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u organizua më në Queens të Nju Jorkut dhe iu kushtua nënave të Gjakovës që humbën bijtë e tyre në luftë.

Mbrëmja ishte konceptuar si një aktivitet luksoz për të mbledhur fonde në favor të përpjekjeve për gjetjen e personave të zhdukur në Kosovë.

Nismëtari ishte Ramiz Kukaj pronar i restorantit “Çka ka Qëllu”.

Ai thotë se pse i vonuar në realizim, idea për këtë ngjarje i lindi 3 vite më parë, pikërisht kur pa fotografinë e njërës prej nënave, e ulur në tryezë me 5 pjata të mbushura por me vendet bosh, fotografi kjo që dëshmon pritjen e gjatë më shumë dhimbje për më të dashurit e saj.

“Dikë e vrasim me plumba, dikë vrasim me vepra, e dikë tjetër e vrasim duke bërë asgjë! me gjërat që duhet t’i kishim bërë!!! E sot, pas 20 viteve ne MERGIMTARET me nënat e Gjakovës kemi diçka të përbashkët “PRITJEN”, ato pritjen me zemër të thyer e sofrën bosh, e ne me sofrën plotë, por që 20 vite duke mos bë asgjë”, tha Kukaj, raporton OxygenPress.info

Ai deklaroi se kujtim të gjitha janë të freskëta ende.

Ndërsa ambasadorja e Kosovës, në SHBA, Vlora Çitaku tha se nënat e Gjakovës janë monumentui i gjallë i përkujtimit të dhimbjes dhe çmimit të lirisë.

“Liria dhe Pavarësia e Kosovës ka pasur çmim të madh e nënat e Gjakovës na e kujtojnë çdo ditë”, tha ajo.

U mbajt një ankand, ku u shitën disa gjëra, ndërkohë të gjitha paratë e grumbulluara në këtë mbrëmje, do i dërgohen Shoqatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë./OxygenPress.info