Shpejt nis Festivali i Gjelbër

Jim Page is one of those iconic people in my life that I owe a lot to. His lyrics are awesome. This is an image made from 6 photos stitched together to show what Shady Drove is really all about

Më datë 19 të këtij muaji fillon Festivali i Gjelbër.

Edicioni i tij i tretë mbahet në Prishtinë, në Sallën e Sporteve 1 Tetori.

Deri më datë 21, të gjithë kanë munësdi të takojnë më shumë se 40 kompani të “gjelbra” të cilat do të paraqesin produktet dhe shërbimet e tyre.

DO të ketë pjesëmarrje në sesionet e Forumeve të Gjelbra dku secili mund të msëojë nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë për trendet në riciklim, efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme.

Festivali i Gjelbër i Kosovës është nismë e projektit EMPOËER të USAID-it që për qëllim parësor ka  promovimin e rritjes së tregjeve të biznesit të gjelbër në Kosovë, në mënyrë që të rriten shitjet dhe vendet e punës për furnizuesit e tyre vendorë;  avokimin për përmirësime politike, ligjore dhe rregullatore të nevojshme për rritjen e biznesit të gjelbër; dhe ( ngritjen e vetëdijes publike për përfitimet nga përvetësimi i praktikave dhe teknologjive të gjelbra, duke përfshirë mënyrat se si qytetarët mund të mbështesin qëndrueshmërinë mjedisore.

Sektori “i gjelbër” mbulon një brez të gjerë të bizneseve në energjinë e ripërtëritshme, efiçencën e energjisë dhe riciklimin. Ofron mundësi të konsiderueshme për rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të punës, kryesisht në biznes që është tërësisht vendas. Shembuj të suksesit të biznesit aktualisht aktiv në Kosovë përfshijnë prodhimin e peletit si lëndë djegëse (biomasës), grumbullimin e mbeturinave plastike për ripërpunimin në mbulesa për serra, ripërpunimin e vajit të përdorur motorik, prodhimin e paneleve diellore fotovoltaike, prodhimin e materialeve izoluese dhe prodhimin e dyerve dhe dritareve me efiçencë të energjisë (ku edhe mbetjet e qelqit të sheshtë riciklohen nga një palë e tretë në nivel lokal në pllaka dekorative të murit).

Megjithatë, përkundër mundësive të dukshme për rritje në të ardhmen, janë evidente edhe sfida të shumta, që në veçanti kufizohen nga korniza politike dhe rregullatore. Për këtë arsye, një fushë kritike për përmirësim që kërkon fokusim substancial në periudhën që vjen lidhet me nevojën për përmirësime të politikave qeveritare, të cilat janë të nevojshme për të stimuluar prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, ruajtjen e energjisë dhe riciklimin. Pa ndryshime të ndjeshme të politikave, industria e gjelbër do të çalojë në përpjekjet për të shfrytëzuar potencialin e saj të plotë.