Shkencëtarët tregojnë objektin që kaloi pranë Tokës mëngjesin e sotëm

Shkencëtarët pohojnë se një asteroid ka kaluar shumë pranë Tokës në orët e para të mëngjesit të ditës së martë.

Masa e pasur me hekur dhe elementë të tjerë kaluan në një distancë 190 mijë kilometra nga planeti ynë, ose thënë më mirë sa gjysma e hapësirës mes Tokës dhe Hënës.

“Një distancë që megjithatë është absolutisht e sigurt”, zbulon astrofizikanti Gianluca Masi, përcjell A2 CNN.

Një vizitë si kjo vjen pas kalimit të dy asteroidëve 2019 UN8 e 2019 UO8, që kaluan në orbitën e brendshme të Hënës dhe u zbuluan vetëm kur ishin në largim. Asteroidi që pritet të kalojë në orët në vijim quhet 2019 UB8 dhe u zbulua vetëm dy ditë më parë.

Diametri i tij ishte  4.3-9.5 metra, që sipas astrofizikantit Masi, është shumë i vogël në krahasim me atë që shpërtheu në qiellin e Celjabinsk shkurtin e vitit 2013.

Pamje të këtij objekti qiellor mund të kapen vetëm duke përdorur një teleskop me diametër të madh.