Shkencëtarët izraelitë zbulojnë mbrojtjen ndaj malaries

0
402

Shkencëtarët izraelitë nga Instituti i Shkencave “Weizmann” kanë zbuluar një mbrojtje të re të mundshme kundër malaries, një sëmundje përgjegjëse për vdekjen e gati 500,000 njerëzve në vit, kryesisht në Afrikë.

Rreth gjysma e popullsisë në botë është në rrezik të kontraktimit të malaries, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe mbi 200 milionë raste të malaries u zbuluan vetëm vitin e kaluar.

Personat e infektuar nga malaria vuajnë nga një sërë simptomash përfshirë ethe të larta,  të dridhura, dhimbje barku, diarre dhe vjellje.

Dr Neta Regev-Rudzki i Departamentit të Shkencave Biomolekulare të institutit “Weizmann” dhe shefe e ekipit të institutit për hulumtimin e malaries thotë për portalin izraelit, Nocamels.com,  se “malaria është një nga sëmundjet më shkatërruese në botë.“

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu