SHKALLËT E JETËS

0
361
Nuk e di
edhe sa i kam
por e di në
sa kalova
Çdo shkallë
që lash prapa
nga një kujtim
në të shënova
Nuk kam frikë
mos u ngatërrova
ato ishin gjurmët
e hapava të mia
Dikund me vrap
e me dashuri
nxitova
Ndonjëherë e pikëlluar
në to kalova
Dikur shkallëve
do t’u vijë fundi
nuk do të kem
më as forcë të ngjitem
Do të ulem
të pushoj
nën hijën e strehës
së fundit
Çka arrita në jetë
do të mendoj
nga lart
do të hedh një shikim
Për asgjë
nuk do të pendohem
e di ky ishte
vizioni im
Si trashëgim
u lash fëmijëve
dashurinë
Sinqeritetin
ua vura vath
në vesh
Respektin
e shkrova në shpirt
E unë e qetë nga kjo botë
mund të iki.
06.04.2021
Zürich
K.D