Shëndetësia kosovare ka humbur sot dy profesionistë të çmuar: Reumatologun Sylejman Rexhepi dhe kirurgun Ali Tolaj

0
72

Nga Armend Zemaj, Ministër i shëndetësisë

Shëndetësia kosovare ka humbur sot dy profesionistë të çmuar: Reumatologun Sylejman Rexhepi dhe kirurgun Ali Tolaj. Profesorin Rexhepi e pata vizituar personalisht gjatë trajtimit të tij në QKUK dhe në këtë ditë të ndarjes nga ai, jam i prekur nga vdekja e tij dhe kirurgut Tolaj. Ata, do t’u mungojnë familjeve të tyre, pacientëve dhe shtetit tonë, por vepra e tyre do të jetë një udhërrëfyes për brezat që vijnë, në veçanti për ata që do ta studiojnë mjekësinë.

Duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin tim të thellë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë me familjet e tyre, u bëj thirrje popullatës që të rrisin kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Covid-19, po dëshmon ditë e më shumë se është një kërcënim i madh për jetën e njerëzve.

I përjetshëm kujtimi për profesorin Rexhepi dhe kirurgun Tolaj!