SHBA konfirmon: Grenell mbetet i dërguar special për dialogun Kosovë–Serbi

0
70

Richard Grenell do të shërbejë si ambasador i ShBA-ve në Gjermani, i dërguari special i presidentit Trump për negociatat Kosovë – Serbi, si dhe Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Këtë e kanë konfrimuar edhe zyrtarisht, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani.

Dick Custin, zëdhënës i Ambasadës së SHBA-ve në Gjermani tha se Grenell mbetet 100 % i përkushtuar në dialogun Kosovë – Serbi.

“Dua të potencoj se Ambasadori Grenell ra dakord me kërkesën e Presidentit Trump që të jetë në detyrë si Drejtor i Intelegjencës Kombetare për një periudhë të caktuar, dhe se Shtëpia e Bardhë do të njoftojë së shpejti kandidatin. Nisur nga këto fakte, Ambasadori Grenell po mban emërimet e tij si Ambasador i ShBA-ve në Gjermani dhe i Dërguari Special i Presidentit në bisedimet e paqes Serbi-Kosovë, për të cilat ai mbetet 100% i përkushtuar”, ka thënë Custin.

Ambasadori Grenell prej se është emëruar si i derguar special për dialogun, ka arritur dy marrëveshje në dialogun Kosovë – Serbi, atë për hekurudha dhe e autostrada, si dhe linjen ajore.

Ai ka një kërkesë të hapur për Kosovën: që ta heq tarifën 100 % ndaj produkteve serbe dhe të mos e vendos reciprocitetin.

Një gjë të tillë nuk po e bën Kryeministri Albin Kurti. Kjo ndoshta ishte edhe arsyeja pse

Grenell nuk e takoi fare Kurtin gjatë konferencës për siguri në Munich. Grenell po dëshiron marrëveshje të shpejtë, por duket se këtë mirëkuptim nuk po e gjenë ende në Kosovë.