ShBA-ja ngre padi ndaj Julian Assange-it

0
47

Prokuroria e ShBA-së thotë se ka paditur themeluesin e “WikiLeaks”-it për komplot për të kryer sulme kompjuterike.

Në aktakuzë thuhet se Julian Assange është përfshirë në një konspiracion me ish-analisten e zbulimit të ushtrisë amerikane Chelsea Manning në vitin 2010, për të hyrë në një kompjuter të klasifikuar të qeverisë amerikane.

47-vjeçari është akuzuar se e ka ndihmuar Manning-un në gjetjen e një fjalëkalimi për të hyrë në kompjuterat e Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, të lidhur me një rrjet qeveritar të përdorur për dokumente sekrete.

Ai do të përballet me një dënim maksimal prej pesë vjetësh burg nëse shpallet fajtor.

Assange u arrestua nga policia britanike në Londër pas daljes nga ambasada ekuadoriane në kryeqytetin e Britanisë së Madhe. Ai ishte strehuar në ambasadë pasi u lirua me kusht vite më parë lidhur me akuzat për sulm seksual. /cri