Senatorët nga Amerika vizitojnë FSK-në

0
62

Në Komandën e Forcës Tokësore të FSK-së nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit një delegacion i senatorëve të Shatetve të Bashkuara të Amerikës, kryesuar nga senatori James M. Inhofe – Kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura.

Ai ishte i shoqëruar edhe nga senatorët Michel B. Enzi, John N. Boozman, Marion Round, dhe përfaqësuesit Trent Kelly dhe Gregory Gianforte.

Në takim komandanti i FSK-së i njoftoi senatorët, për  aktivitetet e zhvilluara në kuadër të partneritetin tonë me SHBA-të, rëndësinë që ka për neve ky partneritet dhe  në  veçanti për Programin e  Partneritetit Shtetëror me IOWA-në,  bashkëpunimi me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) që është i atashuar në Ministri dhe Forcë si dhe bashkëpunimin e mirë  me KFOR-in.

Po ashtu mysafirëtu njoftuan për detyrat dhe planet që e presin FSK-në, me  mision të ri – mision ushtarak,  në ngritjen e strukturës dhe kapaciteteve operacionale, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të, me partnerët tjerë strategjik, NATO-n dhe vendet aleate, njofton Ministria e Mbrojtjes.

“Jam i nderuar ta udhëheqi delegacionin nga Kongresi amerikan, në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit Rus në rajon”, tha ryesuesi i delegacionit të senatorëve nga SHBA-të, senatori James M. Inhofe./OxygenPress.info