Segev Harel, vullnetari i parë që po teston vaksinën izraelite kundër koronavirusit

0
80

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, publikoi një foto me Segev Harel, duke uruar edhe sukses në vaksinën e prodhuar nga Izraeli.

Segev Harel, 26 vjeç, është vullnetari i parë që po teston vaksinën izraelite kundër koronavirusit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, publikoi një foto me Segev Harel, duke uruar edhe sukses në vaksinën e prodhuar nga Izraeli.

Ndiq “Izraeli Sot” në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret

Instituti për Kërkime Biologjike do të kryejë testimin në tri faza: së pari në 80 persona, pastaj 960 dhe më në fund në 30,000 vullnetarë përpara se të futet për përdorim të plotë.

Ministria e Mbrojtjes tha se do të ishte në gjendje të prodhonte afërsisht 15 milion doza të vaksinës.

Deri më tani ka prodhuar 25,000 doza për fazën e parë dhe të dytë të provave njerëzore.