Salçiçet janë ushqimi më kancerogjen, thotë studimi i fundit

0
224

Në Amerikë, gjatë verës konsumohen rreth 7 miliardë salçiçe. Por, pavarësisht se sa i shijshëm është ky ushqim, salçiçet janë me të vërtetë shumë të dëmshme për shëndetin.

Sipas hulumtimeve të kryera në Universitetin e Hawait, konsumimi i salçiçeve e rrit rrezikun e kancerit të pankreasit deri në 67 për qind. Mishi i prodhuar thuajse gjithmonë përmban përbërës, si nitratet, të cilat janë substancë që kanë dëshmuar se e rrisin rrezikun e kancerit në stomak, fshikëz, pankreas etj.

Siç pohon edhe American Institute For Cancer Research, vetëm një salçiçe në ditë e shton rrezikun e kancerit kolorektal me 21 përqind. Bëni mirë ta shmangni këtë produkt nga tryezat tuaja, sado i shijshëm t’ju duket për momentin. Mendoni në mënyrë afatgjatë për veten tuaj. Jeta juaj varet shumë nga produktet që konsumoni, ndaj tregoni kujdes.

Zakonisht ato prodhohen nga mishi pulës, mishi i lopës dhe i derrit, por procesi i prodhimit përfshin edhe shtimin e shumë mbetjeve të kafshëve si këmbët, lëkura, dhjami, kthetrat etj. Aditivët si shurupi i misrit, kripa dhe shumë të tjerë shtohen për ta përmirësuar shijen, gjë e cila ndryshon nga shteti në shtet.

Gjëja më e keqe është se disa nga shije, të cilat shtohen gjatë procesit të prodhimit vijnë nga guaskat e insekteve të vogla që zihen në karbonat sodiumi dhe amoniak. Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt për përbërësit që përdoren për krijimin e salsiçeve, pasi që asnjëherë nuk shkruhen  saktësisht në pakot e shitjes./Bota/OxygenPress

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu