Sabit Geci dërgohet në burg për ta vuajtur dënimin

0
1504

Ish pjesëtari i UÇK-së, Sabit Geci, është kthyer në burg për të vuajtur dënimin që është shqiptuar ndaj tij.

Këtë e ka konfirmuar e bija e Gecit, Fitore Geci, përmes një postimi në rrjetet sociale, e cila thekson se ky vendim është marrë nga një gjyqtar serb,

“Më habit jashtëzakonisht fakti se si është e mundur që për një njeri si Sabit Geci i cili ka plagë të pashëruara nga lufta dhe shumë diagnoza që duhet të trajtohen, të merret një vendim që të kthehet në burg”, është shprehur Fitore Geci, transmeton Klan Kosova.

“Nuk më habit fakti që këtë vendim e mori një gjyqtar serb sepse dëshira e tij ishte dhe është që ai të mos jetë i gjallë por më habitë fakti që ne si popull , si institucion nuk kemi fuqi apo nuk duam ta ngrisim zërin për njerëzit e luftës që plagët e tyre akoma kullojnë gjak”.