Rusia miraton ilaçin për Covid-19, përcillet për shitje në farmaci

0
156

Rusia ka miratuar trajtimin ‘R-Pharm’s Coronavir’ për pacientë të jashtëm me infeksione të lehta deri mesatare të sëmundjes Covid-19 dhe ilaçi antiviral mund të përcillet në farmacitë vendore sa më shpejt që të mundet gjatë javës së ardhshme.

Miratimi i ‘Coronavir’ si një ilaç me recetë ndjek dritën jeshile për një ilaç tjetër rus COVID-19 të ashtuquajturin Avifavir. Të dyjat bazohen në favoripiravir, i cili u zhvillua në Japoni dhe përdoret gjerësisht atje si bazë për trajtimet virale shkruan Reuters.

Njoftimi i R-Pharm është një tjetër shenjë që Rusia po ecën shumë për të marrë një epërsi globale në garën kundër virusit.

Ajo tashmë po eksporton testet e saj Covid-19 dhe ka arritur disa marrëveshje ndërkombëtare për furnizimet e vaksinës së saj Sputnik-V.

R-Pharm tha se ka marrë miratim për ilaçin Coronavir pas provave klinike të fazës III që përfshijnë 168 pacientë me COVID-19.

Ilaçi u aprovua për herë të parë për përdorim në spital për të trajtuar Covid-19 në muajin korrik.

R-Pharm ka filluar bisedimet me farmacitë në lidhje me porositë, tha zëdhënësi i kompanisë, me furnizimet e ilaçit Coronavir që pritet të dalin, më së largu javën e ardhshme.

Coronavir është përgaditur në objektin e R-Pharm në Yaroslavl, rreth 300 km (186 milje) në verilindje të Moskës.