Ruairi O’Connell flet për ndryshimin e mundshëm të kufijve: Luftërat kanë përfunduar

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ëhstë përgjigjur shpejt në disa pyetje në emisionin Oxygen.

Atij i është dashur të zgjedh një diçka më shumë se një tjetër, por te kufijt tha se asnjë verison nuk do të ndodh.

Oxygen: Rita Ora apo Dua Lipa?

O’Connell: Nuk gaboj me zgjedh prejt tyre hiq.

Veteranë i gënjeshtrës apo veteran i rrejshëm në dëm të shtetit?

O’Connell: Veteranë i gënjeshtrës.

Kryeministër në Kosovë apo amabasador në Serbi?

O’Connell: Ambasador në Serbi, do të ishte lezet unë me shku Serbi. Edhe më mirë Kosova do të ketë kryeministrin e vet, dhe jo një i huaj budalla si unë. Unë në aeroplan dhe shkoj në shtëpi, kosovarët duhet të kenë një kryeministër që vuan sikurse populli.

Shumë ligje që nuk zbatohen apo pak e që gjejnë zbatim?

O’Connell: Pak që gjejnë zbatim.

Bashkim me Shqipërinë apo shkëmbim territoresh me Serbinë?

O’Connell: Është i njëjtë. Nuk më ke bërë zgjedhje. Kjo është ide e njëjtë, hajde ta kemi krejt vëmendjen në kufinjt. A bën me fol për gjëra të tjera, për punësim, për drejtësi, për korrupsion, për art, për sport dhe jo për 20 vjet të flitet për truallin ku gjendet shteti. Luftërat në Ballkan kanë përfunduar kur kemi pranuar shtetet që janë dhe jemi vendosur të zhvillojmë këto shtete. Nëse dëshirojmë në vitet ’90 hajde po flasim për kufijt. Hajde ta rregullojmë shtetin që ekziston. Ne e kemi njohur Kosovën.

Sulmi i NATO-s në -99’ën për lirinë e Kosovës a ishte i drejt?

O’Connell: PO.

A jeni penduar?

O’Connell: Kishte me qenë më mirë të mos kishte luftë, por nuk kemi pasur opsion. /oxygenpress.info