Rreziku i infektimit me koronavirus është më i lartë në hapësirat e mbyllura

0
105

Rreziku i infektimit është më i lartë në hapësirat e mbyllura por mund të zvogëlohet duke aplikuar të gjitha masat për të luftuar infeksionin përmes aerosoleve. Këtu është një përmbledhje e mundësisë së infektimit në skenarë të përditshëm, bazuar në masat e sigurisë të përdorura dhe gjatësinë e ekspozimit.

Gjashtë njerëz mblidhen së bashku në një shtëpi private, njëri është i infektuar. Rreth 31% e shpërthimeve të koronavirusit të regjistruara në Spanjë janë shkaktuar nga ky lloj grumbullimi, kryesisht midis familjes dhe miqve raporton Elpais, transmeton Oxygenpress.

Pavarësisht nëse mbahen distanca të sigurta, nëse gjashtë njerëzit kalojnë katër orë së bashku duke folur me zë të lartë, pa vendosur maskë fytyre në një dhomë pa ajrosje, pesë do të infektohen, sipas modelit shkencor të shpjeguar në metodologji.

Nëse vendosen maska, katër persona rrezikojnë të infektohen. Vetëm maskat nuk do të parandalojnë infeksionin nëse ekspozimi zgjatet.

Rreziku i infeksionit bie nën një, kur grupi përdor maska për fytyrën, shkurton gjysmën e gjatësisë së tubimit dhe ventilon hapësirën e përdorur.