Rrëfimi i amerikanit i cili studion çiftelinë

0
357

Ndonëse çiftelia është instrumenti më i njohur shqiptar, ajo po ngjall interes edhe tek të huajt. Të cilët madje edhe po e studiojnë atë.

Së fundmi, amerikani Jeff Charest ka zgjedhur ta studiojë atë në Universitetin e Kardifit në Angli, shkruan OxygenPress.

Në një bisedë me OxygenPress ai ka treguar se si është njohur me këtë instrument.

“Asnjëherë nuk e kisha pritur një gjë të tillë, në të vërteti ajo erdhi, çiftelia më zgjodhi mua”, kështu e fillon bisedën ai.

E çiftelia e parë që kishte, ishte dhuratë pikërisht nga babai i tij, dhe nga vendi i cili i përket këtij instrumenti.

“Babai im, Armandi ishte pjesë e një misioni lehtësues në Shqipëri në vitin 1992 dhe shkoi në Shkodër. Një ditë ai po ecte nëpër qytet dhe pa një dyqan që kishte disa çifteli në të. Ai mendonte se “oh djali im i pëlqen instrumentet muzikore, ai mund të pëlqejë një prej tyre”. Kështu që ai e bleu dhe më dërgoi. Unë atëherë jetoja në San Francisko. Dija pak për Shqipërinë, por nuk kisha dëgjuar kurrë ndonjë muzikë nga atje; Në atë kohë ishte shumë e vështirë për të gjetur në Amerikë, kishte shumë pak regjistrime dhe shumica prej tyre ishin nga kompanitë franceze të regjistrimit”, tha ai për OxygenPress.

Pas disa kohëve, Jeff tha se kishe gjetur  CD  me disa këngë dhe disa melodi, ku kishte filluar t’i mësonte dhe të luante.  Për këtë melodi shqiptare ai pati edhe lëvdata, shkruan OxygenPress.

“Mendova se muzika ishte shumë origjinale. E dija muzikën greke, bullgare dhe jugosllave, por muzika shqiptare dukej krejt ndryshe. Unë vetëm u dashurova në të”, tha ai.

Dashuria që ka për këtë instrument, e ka shtyrë atë që përveç ta mësoj e praktikoj, por edhe ta studioj. Ai është student i çiftelisë në Universitetin e Kardifit në Angli./OxygenPress.info