Roveri ulet në planetin Mars, dërgon fotografinë e parë nga Planeti i Kuq

0
234

Rover Perseverance sapo u bë Rover i pestë i NASA-s që u ul me siguri në sipërfaqen e Marsit pasi mbijetoi “shtatë minutat e terrorit”.

Ky është Roveri më i sofistikuar që agjencia ka dërguar ndonjëherë në Planetin e Kuq.

Ai do të mbledhë të dhëna dhe do të kërkojë shenja të jetës antike në një krater që dikur përmbante një liqen rreth 3.9 miliardë vjet më parë, shkruan CNN.

Madje ky Rover dërgoi edhe foton e parë nga Planeti i Kuq

Vetëm disa minuta pasi u ul në Mars, Rover Perseverance i NASA-s dërgoi këtë imazh në Tokë.