Roli i dezinfektantëve dhe antibakterialit: Si do të jetë e ardhmja jonë pas Covid-19

0
94

Do të ishte fare naive të besonim se ardhja e 2021-it do të zhduket pandeminë si me magji dhe të gjithë do t’i ktheheshim jetëve tona si më parë. Fatkeqësisht, pasojat e Covid-19 do t’i kemi gjatë mes nesh, ndonëse ardhja e vaksinës solli një shpresë të madhe për njerëzit e gjithë globit.

S’ka asnjë dyshim që koronavirusi ndryshoi mënyrën se si ne jetojmë dhe në të njëjtën kohë, shtoi pasiguri kundrejt çdo gjëje që prekim a ndodhet përballë nesh, por për sa gjatë do të vazhdojmë kështu? Si do të jetë e ardhmja a njerëzimit edhe kur e gjithë kjo të marrë fund?

Dezinfektanti dhe antibakterialët do të bëhen po aq të rëndësishëm sa kuleta brenda një çante!

Sapunët antibakterialë dhe dezinfektantët e të gjithë llojeve do të kthehen në normë për secilin nga ne, si një nga metodat më të sigurta për të qenë të mbrojtur ndaj baktereve/viruseve në shtëpi, punë apo kur udhëtojmë. Vetëm në këtë mënyrë, njerëzimi do të mund të jetë i qetë duke menduar se nuk është i rrezikuar dhe as përbën rrezik për të tjerët.

Sipas OBSH-së, dezinfektantë, alkooli apo gel-ra të ndryshëm antibakterialë, kanë përbërës që i rezistojnë gripit të zakonshëm dhe gjithashtu një sërë eksperimentesh kanë provuar se janë efektivë ndaj një grupi virusesh, përfshi këtu edhe Covid-19.

Në të ardhmen, çdo makinë do të jetë e pajisur me sistemin e saj dezinfektues.

Normaliteti i ri ka bërë që edhe kompanitë automobile të ridizejnojnë strukturën e prodhimeve të tyre. Shumë prodhues makinash, kanë nisur të hartojnë metoda inovatore, kryesisht për të shmangur virusin nga thithja në mjedisin e brendshëm të automjetit.

Pra me pak fjalë, kryefjala e çdo lloj aktiviteti të përditshëm do të jetë dezinfektimi. Kjo industri (dhe jo vetëm) çdo ditë e më tepër është duke kërkuar dhe punuar mbi teknikat e sterilizimit, si një vlerë e shtuar e nevojshmë për jetën e përditshme.

Të gjithë këto ndryshime, na kujtojnë sa rëndësi do të ketë edhe pasi e gjithë kjo të ketë marrë fund, kujdesi ndaj higjenës personale dhe vendit që na rrethon. Meqë jemi këtu, duhet të mbani mend që xhelrat dezinfektues janë efektive nëse përmbajnë më shumë se 60% alkool.