Rita Ora sonte koncert në Tiranë

0
159
AFP PHOTO / Armend NIMANIARMEND NIMANI/AFP/Getty Images

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora sonte mbanë koncert në Tiranë.

Ka pranuar të rikthehet në kryeqytetin shqiptar pas 6 vitesh.

Pas koncertit madhështor që kishte në Prishtinë në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, sonte pritet të ndez edhe Tiranën.

Ajo është e ftuar të këndojë në një ngjarje të organizuar nga Bashkia e Tiranës, ku koncertin do të jetë i hapur, pa pagesë.

Ka deklaruar se është bujare për bashkatdhetarët e saj. Në Kosovë, në koncertin e saj, ajo nuk kërkoi pagesë për vete, por vetëm për ekipin e saj.

Mbrëmjen e sotme ajo do të jetë në sheshin “Skënderbej”, ku pritet të ndezë atmosferën.

Ajo u ka dërguar një mesazh të gjithë shqiptarëve.

“Tirana, Shqipëria, sonte pres me padurim t’ju shoh të gjithëve!”, ka shkruar Rita Ora.

Këngëtarja Rita Ora, së bashku me artistët më të mirë të skenës shqiptare do të performojnë në një super koncert.

Kujtojmë se më 1 qershor, ishte këngëtari Ermal Meta ai që erdhi nga Italia dhe mbajti një koncert në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu