Nga DRIVE IN CINEMA PRISHTINA
“Drive in Cinema” rezultoi si një eksperiencë unike për qytetarët e Prishtinës.
Propozimi i Architechture for Humans, mbushi hapësirën parkuese mbrapa Pallatit të Rinisë duke dëshmuar se qytetarët tanë kanë nevojë të ngërthehen në magjinë e ekranit në qiell të hapur, andaj po kthehemi përsëri.
Filmi “Forrest Gump”, komedi-dramë amerikane e vitit 1994 do të ju marr me vete ditën e shtunë, më 08 Maj, në ora 19:30.
Vendi: Hapësira parkuese e Prishtina Parking, mbrapa Pallatit të Rinisë.
Numri i veturave është i limituar dhe pagesa duhet të bëhet vetëm për përdorim të hapësirës së parkingut. Përparësi kanë veturat e para që do të vijnë dhe nuk mund të ketë rezervime.
Ju lutem që ti keni me vete maskat dhe të mbani distancën gjatë transmetimit të filmit.