Revista greke i kushton shkrim Ritës, Duas dhe Bebes: Idhujt botërore nga Shqipëria

0
66

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë prej yjeve më të dashura në botën e muzikës.

Treshja fantastike shqiptare e muzikës po rrëmben vëmendjen në gjithë botën dhe kështu edhe në Greqi.

Zakonisht në revista greke ndodh që të nënçmohen shqiptarët, por nuk ndodh kështu në revistën e Athens Voice, ku ngritet lartë suksesi i tri shqiptareve.

“Idhujt botërore të popit nga Shqipëria”, fillon artikulli në fjalë duke treguar për rrugëtimin e vajzave dhe shndërrimin e tyre në idhuj të muzikës botërore.

Në po këtë shkrim po ashtu potencohet se si shqiptarët kalojnë nëpër paragjykime në vende të huaja, duke vënë në theks të veçantë suksesin e Eleni Foureiras, superyllit të muzikës në Greqi, e cila kishte një rrugëtim të mundimshëm.

“Aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ia dalësh pa marrë parasysh se nga ku kena ardhur dhe si jeni rritur”, shkruan në këtë revistë greke.

Dua Lipa pati suksesin më të madh nga të gjitha artistet duke fituar gjithsej dy çmime Grammy.