Regjisori Ugzmajli: Prodhohen artistë më shumë se që ka nevojë tregu

0
98

Regjisroi Besim Ugzmajli thotë se në Kosovë ka shumë artistë.

Sipas tij, ose duhet reduktohet numri ose të mos dalin të diplomuar në më pak se katër vite.

“Fakulteti i Arteve prodhon shumë më shumë artistë se që ka nevojë tregu. Duhet të reduktohet numri i studentëve të rinj, ose të bëhet në çdo katër vjet. Kur dihet edhe fenomeni që të njëjtit i ke në shumë programe, seriale, pra reciklohen. Problemi është që nga Fakulteti i Arteve, te televizionet e me radhë”, thotë ai.

Sipas tij, në shumë raste shuhen talentët e rinj, e që nuk u krijohen mundësi.