Refuzohet ankesa e Bordit Drejtues lidhur me shkarkimin e dr. Basri Sejdiu

0
209

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton se ka pranuar Vendimin me numër 7389, të datës 05.10.2020, nga ana e Inspektoratit të Punës, përmes së cilit njoftohet se është refuzuar ankesa e Bordit Drejtues, për pezullim të Vendimit të Shkallës së Parë të Inspektoratit të Punës, lidhur me shkarkimin e dr. Basri Sejdiu nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së, konsideron që Inspektorati i Punës nuk ka vlerësuar gjendjen faktike në mënyrë adekuate lidhur në këtë çështje, po ashtu, ka vepruar jashtë kompetencave të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-144 për Zyrtarët Publik, si rrjedhojë do të procedojë këtë rast tek institucionet kompetente, konform dispozitave ligjore.