Reagim mbi librin e Gjuhës Shqipe të klasës së dytë: Kamila me syze dhe është e gjatë vetëm një pëllëmbë

0
477

Lexo përshkrimet që u bëhen dy fëmijëve, është udhëzimi në librin e Gjuhës Shqipe të klasës së dytë, dhe është dhënë një përshkrim për dy nxënës, që fëmijët më pas duhet të vizatojnë atë që kanë lexuar.

Në këtë pjesë të rrëfimit bie në sy që flitet për një vajzë të vogël e që bartë syze, por përpos syzeve ajo është e gjatë vetëm një pëllëmbë.

Ky përshkrim i vajzës që në këtë libër vjen me emrin Kamila ka zgjuar reagime në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur shqetësimin se si do të ndihen vajzat e vogla që bartin syze, e të cilat duhet ta zbërthejnë këtë detyrë.

Shumë prindër këtë pjesë të librit të Gjuhës Shqipe të klasës së dyte e kanë vlerësuar si skandaloze. KultPus ju sjell më poshtë këtë pjesë nga ky libër.