Raportohet për një vdekje të dyshuar në QKUK

0
133

Policia e Kosovës ka raportuar për një vdekje të dyshuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Bëhet fjalë për një grua nga Lipjani e cila është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku më pas ka vdekur. Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes së 1 tetorit, raporton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Lipjan 01.10.2020 – 13:00. Raportohet se viktima femër kosovare, ishte dërguar në QKUK. Më vonë viktima ka ndërruar jete”, ka njoftuar policia.

Po ashtu është bërë e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Ndërkohë, policia po e heton këtë rast si “vdekje të dyshuar”. /Gazeta Shneta/