Raporti i ri rajonal shfaq përhapjen e diskriminimit me bazë gjinore në punësim në Ballkanin Perëndimor

0
55

raporti i ri hulumtues “Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Ballkanin Perëndimor” nga një koalicion i organizatave për të drejtat e grave nga Ballkani Perëndimor u prezantua në një ngjarje në Bruksel. Ky studim i cili u mbështet nga BE dhe Swedish Development Cooperation është pjesë e një iniciative të gjerë rajonale që synon adresimin e diskriminimit të bazuar në gjini dhe përmirësimin e të drejtave të grave në lidhje me punësimin.

Disa nga gjetjet kryesore të raportit të paraqitura në këtë ngjarje përfshijnë:

Diskriminimi me bazë gjinore është i përhapur, veçanërisht në lidhje me punësimin, promovimin, pushimin e lehonisë dhe ngacmimin seksual.

Përderisa instrumentet përkatëse ndërkombëtare janë ratifikuar, kornizat ligjore që kanë të bëjnë me diskriminimin janë të copëtuara dhe shpeshherë jo në përputhje me ato të rajonit. Standardet e ndryshme të mbrojtjes, procedurat dhe sanksionet e zbatueshme në bazë të ligjeve të ndryshme të mbivendosura kontribuojnë në ngatërrim.

Disa institucione përgjegjëse nga Ballkani Perëndimor për adresimin e diskriminimit të bazuar në gjini të lidhura me punën, përmbajnë të dhëna të qarta rreth përhapjes së tij.

Përderisa institucionet përkatëse kishin njohuri të përgjithshme në adresimin e diskriminimit me bazë gjinore në punë, nga rastet që janë raportuar në institucione vërehet se nuk kanë përvojë praktike në trajtimin e rasteve të tilla.

Në përgjithësi, njerëzve nuk kanë njohuri se ku mund të raportohet diskriminimi me bazë gjinore.

Gjatë ngjarjes, Vaska Leshoska, Hulumtuese nga Reactor-Research in Action, gjithashtu prezantoi histori shqetësuese të vërteta nga gratë në rajon, duke përfshirë një grua nga Mali i Zi, e cila tha: “Unë duhej të zëvendësoja një vajzë që ishte në pushim të lehonisë. Ata planifikuan ta pëjashtojnë nga puna më pas. Ata më thanë që nuk më lejohej shtatzania për dy vjet. ”

Për më tepër, raporti i hulumtimit përfshin një numër rekomandimesh për institucionet nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimin Evropian për një sërë temash, përfshirë miratimin dhe zbatimin e reformave mbi diskriminimin me bazë gjinore, përmirësimin e qasjeve të monitorimit dhe mbështetjen e vazhdueshme për organizatat e të drejtave të grave.

Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian theksoi: “Ekziston një nevojë urgjente për më shumë veprime për të trajtuar diskriminimin me bazë gjinore në të gjithë rajonin dhe në të gjitha nivelet. BE po punon me qeveritë, përfaqësuesit e sektorit privat dhe shoqërinë civile drejt reformave dhe veprimeve të nevojshme në këtë fushë, dhe do të vazhdojë të sigurojë mbështetje tjetër për të nxitur barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në rajon. Gjatë viteve të kaluara, ndihma jonë ka dhënë rezultate konkrete në fusha të rëndësishme, siç është lufta kundër dhunës me bazë gjinore dhe mbështetje për organizatat e të drejtave të grave.”

Për më shumë: 

Raporti është hulumtuar dhe shkruar nga një koalicion i organizatave për të drejtat e grave nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Reactor – Research in Action nga Maqedonia Veriore, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) nga Shqipëria, Helsinki Citizens’ Assembly Banja Luka nga Bosnja dhe Hercegovina, Women’s Rights Centre nga Mali i Zi, dhe Kvinna till Kvinna Foundation nga Suedia përmes zyrës së saj në Serbi.

Raporti përfshin një analizë krahasuese të kornizave ligjore përkatëse në Ballkanin Perëndimor, gjetjet mbi nivelin e përhapjes dhe formave të diskriminimit të bazuar në gjini të lidhura me punën, mënyrën se si institucionet kanë trajtuar raste të tilla, si dhe rekomandimet e synuara.

Folësit në hapjen e kësaj ngjarje ishin: Colin Wolfe, Shef i Njësisë për Bashkëpunim Rajonal dhe Programit Rajonal të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian; Lisa Bjuggstam, Këshilltare e Ministrisë dhe Zëvendës Shefe e Departmentit për Politikë të Jashtme të Sigurisë, Përfaqësim i Përhershëm i Suedisë në BE; Gordon Purvis, Zyrtar i Politikave – Negociator për Integrime Evropiane Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Bisedime të Zgjerimeve,  në Balkanin Perëndimor, Mali i Zi; Christiane Westphal, Zyrtare e Politikave – Njësia e Çështjeve Ndërkombëtare, Dejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Punësim, Çështjeve Sociale dhe Përfshirjes; Nicole Farnsworth, Drejtore e Programit, Udhëheqëse e Hulumtimit, RrGK; David Ryan, bashkëautor, RrGK; dhe Vaska Leshoska, Hulumtuese, Reactor-Research in Action.

Raporti i plotë është në dizpozicion në: https://womensnetwork.org/publications/gender-based-discrimination-and-labour-in-the-western-balkans/