Rahoveci ndalon shitjen e mjeteve piroteknike

0
60

Shitja e mjeteve piroteknike është ndaluar në Rahovec, në këto ditë kur janë festat e fundvitit.

Një vendim i Komunës së Rahovecit, i cili vlen për periudhën 15 dhjetor 2018 deri me 15 janar 2019,  tregon se nuk mund të ekspozohen mjetet piroteknike.

Të dashur qytetarë, për shkaqe sigurie ju njoftoj me urdheresën time për ndalimin e hedhjes së mjeteve piroteknike në vendet e hapura e publike, përkatesisht në tregje, rrugë dhe sheshe të komunës së Rahovecit”, ka shkruar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.