Qytetarët në mbështetje të formimit të ushtrisë

0
83

Nesër pritet që Kuvendi i Kosovës të votojë për lexim të dytë pakon me tre projektligje që i mundësojnë Forcës së Sigurisë së Kosovës të trasformohet në ushtri.

Në rrjetet sociale, qytetarët kanë filluar të shprehin mbështetjen e tyre për ushtrinë e re të Kosovës, duke bërë thirrje që llogo e FSK-së të vendoset në profil të secilit.

“Të dashur miq, duhet mbështetur Ushtrinë e Kosovës. Duke bërë përpjekjet e para në këtë fushë nëpërmjet faqeve tona të internetit në Facebook, Tëitter, Instagram, LinkedIn etj. Të vendosim të gjithë ne, këtë foto në profilin e Facebook, për t’i treguar botës se ne jemi të gatshëm dhe do të mbështesim fuqishëm procesin e tranzicionit të FSK-së.  Gjithmonë, duke faleminderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të festojmë së bashku, Kosova po bëhet. Andaj ju lutem, post dhe share në FB”, thuhet në një thirrje në facebook, nga Anduena Beqiri.