Qendra Klinike Universitare e Kosovës është përballur me mungesë të një ilaçi kundër helmimit.
Lajmin e ka bërë të ditur KFOR-i nëpërmjet Twitterit.
Në njoftim thuhet se është dhuruar për QKUK-në nga rezervat e tyre këtë lloj ilaçi, pasi një gjë e tillë ishte kërkuar urgjentisht nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
“KFORi ka reaguar pas një kërkese urgjente të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës duke dhuruara pjesë të rezervave të saj të anti-trupave kundër helmimit”.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se Misioni Paqëruajtës Ndërkombëtar, po jep ndihmë për Kosovën edhe në luftën me pandeminë COVID-19.