QEVERITË E VENDIT TONË KAQ VITE HIP TI – ZBRIT TI!

0
51

Nga Xhabir Hamiti

20 vite në Kosovën e pasluftës, ndërskamcat ndërpartiake kurrë nuk pranë e nuk ndaluan. Asnjëherë, koalicionet e këtij vendi, nuk e quan një mandat deri në fund. Posa të vjen qeveria e re, të tjerët bëjnë turrë e vrapë për me rrëxua e me praptua!!
Edhe tani, mbane në mend, nëse qeveria aktuale bie, e si duket do të bie, ndërsa një e re vjen e formohet, të mbeturit në opozitë, pa u vonuar shumë, do të qohen menjëherë araz në këmbë për me e shkarkua, me arsyetimin se nuk eshte duke punuar mirë..!!!!
Vëllezër e motra, e kemi humbur drejtimin e prioriteteve të vendit dhe shoqërisë! Na duhet një këndellje individuale dhe kolektive sa nuk është bërë tepër vonë.
Aspak nuk jemi në terezi në raport me emergjencat e këtij populli, të ndrydhur e të shtrydhur deri në palcë!
Vendi po rënkon e po lëngon nga vuajtjet dhe dhimbjet e shumta që i janë grumbulluar tani e kaq shume vite, ndërsa ne, në anën tjetër vrapojmë për t’i qeverisur të tjerët dhe me çdo kusht! Kjo është none-sens!
Duhet ta kuptojmë të gjithë se, ne nuk e kemi pasur e as nuk kemi luksin për ta luajtur lojën: hip ti -zbrit ti !
20 vite premtime, se do e bejme këtë e do e bejme atë për ju !
20 vite të izoluar, në karantinë, me shpresën se,një ditë vendit tonë do t’i hapen rrugët e lëvizjes së lirë, ashtu siç edhe levizin gjithë qytetarët evropian e ata në fqinjësi tonë!
20 vite dollovera me pasuri e taksa të popullit!
20 vite shtyrje të familjarëve e vendosje të tyre në pozita të larta të vendit, jo si meritor , por mbi kurrizin e të merituarëve e të pa krahëve!
20 vite drejtësi të nëpërkëmbur !
20 vite vëllaqitje të arsimit, derisa edhe u shtrimë për toke dhe ramë në fund të pusit- pises!
20 vite spitale me kushte mizere, pa trajtim të dinjitetëshëm e meritor për qytetarët!
20 vite duke i ju dhënë premtime fëmijeve tanë, e duke i nxitur që të mësojnë sa më shumë, sepse vendi do të kujdeset për ju me hapjen dhe zhvillimin industrial e ekonomik !
20 vite inate mes vete, kush kënd me vu në ndërskamcë, të shtyrë nga inati primitiv e nga xhelozia e sëmurë!
20 vite pa kredibiltet të duhur si qytetarë, as të brendshem e as atë të jashtëm!
20 vite vrapim pa pasurimit individual, familjar dhe klanor!
Edhe sa kohë e mot me këtë qasje e me këtë mendje……!
Medet e mozomakeq me këtë mentalitet..!!