PZAP anulon 3100 votat nga Serbia, gëzohet Nisma

0
99

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që të anulojë 3 mijë e 100 votat e ardhura nga Serbia.

Bilall Sherifi nga Nisma ka thënë se ata me këtë vendim janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Po del ajo që e kemi thënë nga fillimi”, ka thënë Sherifi

Ai ka thënë poashtu se PZAP ka marrë vendim për rinumërimin e 1 mijë e 472 vendvotimeve në nivel vendi.

“PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia”, thuhet në kumtesën e PZAP.

“23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara, 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara dhe 1 ankesë konstatohet e tërhequr.