Profesori kujdeset për fëmijën e studentit, vetëm që ai të mund të marrë shënime

0
43

Një profesor nga kolegji “Morehouse” po duartrokitet në gjithë botën për gjestin që ka bërë.

Një studentë në pamundësi ta lë fëmijën e tij në shtëpi e kishte marrë me vete në shkollë.

Profesori i lëndës së Algjebrës, Nathan Alexander u kujdes për fëmijën gjatë orës, kështu që babai të ketë mundësi të marrë shënime.

Studentët në klasë fotografuan mësuesin dhe e postuan në Twitter, duke bërë që gjesti i mësuesit të bëhet viral.

Babai i fëmijës, Wayne Hayter ka treguar që nuk ka mundur të gjej dikë që mund të kujdeset për fëmijën prandaj i është dashur ta marrë me vete.