“Profesionistët shëndetësor, doktorët i kemi të mirë, profesionistë, por nuk kanë mjete për ta kryer si duhet punën”

0
77

Nga Donika Shahini Lami

Mungesë oksigjeni, mungesë të ilaçeve, mungesë të injeksioneve, mungesë të reagentëve laboratorik….
Mungesë … mungesë…..
Nuk dijmë… nuk mundemi… nuk duam!
Mungesë shteti kemi ne…..
Ky shtet veç emër është. Shtet hajgare e shtet i të “fortëve” nga xhepi e shpina, se jo nga mendja.
Po, njëqind herë po, profesionistët shëndetësor, doktorët i kemi të mirë, profesionistë, por nuk kanë mjete për ta kryer si duhet punën. Nuk kanë e nuk kanë pasur tash e dy dekada! Kurrë…
Nuk shërohet njeriu me magji… por me mjete, ilaçe dhe natyrisht dashuri.
Përsoneli shëndetësor është ngulfatur, janë bërë si robota… duartrokiten dhe fyhen çdo ditë, por nuk është faji tek ta … Faji është tek shteti dhe politikat e tyre të poshtra… Tek ata që kurrë nuk e konsideruan investimin në shëndetësi….Injorantët që nuk e ndjejnë për vete asnjë vështirësi sepse të gjitha i kanë me bollëk edhe ilaçat i kanë vjedhur… se lere më të tjerat…
Si në gëzime ashtu edhe në vështirësi ky vend t’a shpif… Veç hatri i të moshuarve dhe fëmijëve se kujtoj moti na kishte kaplu ndonjë e keqe edhe më e madhe se sa pandemia…. Nuk jemi kërkah bre, pikë …Bash kolektivisht kemi probleme… Krizë të thellë…Po dëgjoj e lexoj gjëra të krista… Besa edhe përjetoj…
Pse unë duhem më e pasë siklet…blerjen e Fraxiparinës… antikoagulantit i cili parandalon aktivizimin e zinxhirit të reaksioneve që çojnë në mpiksjen e gjakut. Me administrim të rregullt të këtij ilaçi, parandalohen mpiksjet e gjakut.
Tek ne ka mungesë të këtij injeksioni. Familjarët e mijë ka disa ditë që i vizitojnë barnatoret çdo ditë… I gjejnë një ose dy…. Pse???? Pse duhet me intervenu për një injiksion që është më se i nevojshim… qe po shpëton jetë në këto situata…
Pse shteti jonë nuk e ka pa të arsyeshme furnizimin më të madh me këtë injeksion….
E mendoj si fakt, si ja bëjnë ato familje që nuk kanë mundësi të sillen barnatoreve të qytetit e besa edhe qyteteve tjera ngase ka shumë familje që nuk kanë vetura… !
Si ja bëjnë ata….?
Pushtetarët tonë zgërdhihen poshtë lartë, në takime e vizita koti, pa agjendë, pa mision e vizion…Zgjohen me mëngjes me mendësinë e shpellarëve, kush ma shumë vjellë vrerë duke sharë njëri tjetrin për mos punë .. Pisa dhe injoranta. I kanë “zbuluar” fushatat e fyerjeve dhe linçimeve….kurse populli përballet me situata nga më të ndryshmet…
Komuna e Prishtinës lajmeroi para dy ditësh për furnizim të banorëve me ilaçe falas, porse pas telefonatës që i bëra qendrës se mjekësisë familjare numër 7, më treguan se edhe ata kanë mungesë të fraksiparinës 0.4….
Shtet i dashur …. kjo është arsyeja pse ka humbër shpresa dhe besimi tek ty.
Tash normal që duhet t’ja mësyejmë Shkupit. Mjerana bre!