“Presidenti Trump ka simptoma të lehta të COVID-19”

0
44

Presidenti amerikan, Donald Trump ka simptoma të lehta të koronavirusit të ri dhe po monitorohet nga mjekët, tha sot kreu i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows.

“Presidenti Trump është në humor të mirë”, tha Meadows.

“Ne kemi një president që jo vetëm është në punë, por do të mbetet në punë. Unë jam optimist se ai do të ketë një shërim shumë të shpejtë”, shtoi ai.

Meadows nuk pranoi të diskutonte trajtimin dhe, gjithashtu, anashkaloi pyetjet në lidhje me Hope Hicks, një këshilltare e lartë e Trump-it, e cila doli pozitive për COVID-19 para presidentit.