Postimi emocionues i doktoreshës: “Nuk keni nevojë me na i rritë rrogat, ne vazhdojmë të punojmë me nder”

0
355

Laura Leci-Tahiri, doktoreshë në QKUK, ka bërë një postim emocionues ku ka publikuar edhe një letër nga një pacient.

Aty, në derën e ambulancës specialistike, një qytetar nga Gjilani kishte vendosur një falënderim për doktorët e repartit të Kirurgjisë Abdominale, shkruan gazeta inFokus.

“Z. Halil Zahiri, me familje nga Gjilani shpreh falënderim ndaj personelit mjekësor dhe stafit medicinal në Repartin e Kirurgjisë Abdominale dhe të cekurit me lart për faktin se shërbimet mjekësore që i ofron ky repart ndaj pacientëve janë të shkëlqyera, në mënyrë të barabartë me secilin pacient që kërkon ndihmë mjekësore në kohë dhe hapësirë të ofruara me terapinë e preferuar mjekësore, ju urojmë suksese në punën tuaj”, thuhet në falënderimin e këtij qytetari drejtuar kirurgut abdominal Afrim Tahirit me stafin e tij.

E kësaj fotografie, doktoresha Laura Leci-Tahiri i ka bashkangjitur edhe një shkrim emocionues ku thotë që nuk kanë nevojë me ua rritë rrogat, pasi me rëndësi është përjetimi i tillë.

“Ska nevojë me na i rritë rrogat, ne njëjtë vazhdojmë të punojmë me nder, mjafton që fëmijtë tanë edhe përkundër faktit që bashkë me neve sakrifikojnë për këtë profesion aq fisnik, e përjetojnë një moment të tillë, se si mundet një pacient me falenderu kirurgun në këtë rast babain e Lisës dhe Lendit”, ka shkruar Leci-Tahiri.