Po ushqente qentë endacak në Gërmi, e kërcënoi me thikë një person, Policia nuk veproi asgjë

0
56

Gjatë vikendit, njëra nga anëtaret e Fondacionit për të drejtat e kafshëve ishte kërcenuar nga një përson me thikë ngaqe ishte duke i ushqyer qentë e Parkut të Gërmirsë, (afër pishinës së Gërmisë). Personi në fjalë i cili kishte treguar agresivitet verbal me thikën e tij në dorë, kishte kërcenuar që do t’i vriste të gjithë qentë endacakë sepse qentë sipas tij janë “të pistë, të rrezikshëm dhe duhet të vritën”.

Personi në fjalë ishtë i gjinisë mashkullore dhe kishte veturën e bardhë të tipit Mercedes.

Për fat të mirë aktivistja e menaxhoi situaten dhe asgjë nuk i ndodhi as qenve dhe as vet aktivistës.
Më e keqja ndodhi kur aktivistja shkoi në Policinë e Kosovës që ta lajmëroi veprën penale: do të thotë kanosjen që i ishte bërë nga personi me thikë.

“Policia e Kosovës, konkretisht me theks të veçant, rreshteri A.K. i Qendrës Kryesore të stacionit të policisë në Prishtinë e ka akuzuar dhe rënde qortuar aktivistën që po i ushqente qentë; që sipas tij dhe dy kolegëve të tij, vet aktivistja ishte duke bërë vepër penale, do të thotë ishtë kriminelja në këtë rast, kurse djaloshi me thikë dhe duke kërcënuar, ishte nervikosur momentalisht sepse njerëzit po frikësohen nga qentë. Organizata jonë do të merret edhe mëtutje me këtë rast dhe do t’i shkojë procedurave ligjore për këtë idotësi dhe njëkohësisht ndaj kësaj neglizhence profesionale nga policët në fjalë. Kjo do të thotë që njerëzit, shoqëria nuk marrin seriozisht mirëqenien dhe të drejtat e kafshëve (dhe bile as të njeriut). 
Insitucionet tona nuk bëjnë punën për të cilën janë të mandatuar të bëjnë”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Policia e Kosovës nuk mbron një vajzë nga një person që e kishte kërcenuar me thikë por e quan vajzën kriminele ngaqë i ushqente qentë e komunitetit tonë që jetojnë në rrugë. Të urryer nga një shumicë, të uritur, të dehidruar dhe të frikësuar nga njerëzit në çdo moment.

Kjo është qasja e Policisë së Kosovës ndaj rreziqeve. Madje njëri nga policës i kishte thënë që nuk do duhej të merakoset sepse asgje e keqe nuk paska ndodhur. Kjo qasje është qasje injorante dhe shumë e rrezikshme. Kjo qasje rrezikon jetën e njerëzve, sepse sipas policëve aty, vetëm therja apo edhe lëndimet e rënda do ta kishin bërë këtë situatë më “serioze”, por ngaqë aktivistja ishte duke u kujdesur për qentë dhe personi/kërcënuesi ishte i “neveritur”, ky rast për ta nuk çonte peshë.

Do të japim në vijim edhe sqarime ligjore shtesë që tregojnë që sjellet e tilla nga Policia e Kosovës janë shkelje të ligjeve dhe vet vepra penale. Po ashtu se sa ligjore është të ushqesh kafshë në rrugë nëse nuk i dëmton ato./Oxygenpress.info