Pjesëmarrja aktive e fëmijëve në vendimmarrje

0
204

11 fëmijë të katër komunave të Kosovës, Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt dhe Gjakovës kanë ndjekur trajnimin mbi temat “Pjesëmarrja aktive e fëmijëve në vendimmarrje” dhe “Buxhetimi komunal”, të cilat do të ju mundësojnë atyre që në të ardhmen të lobojnë dhe avokojnë në mënyre efektive për realizimin e të drejtave të tyre.

Kjo u bë në kuadër të trajnimit për Grupin Avokues të udhëheqëur nga fëmijët me aftësi të kufizuar “Hëna”, grup ky i cili funksionon në kuadër të Handikos, raporton OxygenPress.

Ky trajnim është realizuar nga Handikos në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës në të gjitha mjediset për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë” në partneritet me Save the Children dhe mbështetur nga Sida Sweden./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu