Pfizer: Qëllimi ynë është të krijojmë një vaksinë të sigurt dhe efikase

0
67

Qëllimi ynë është të krijojmë një vaksinë të sigurt dhe efikase, u shpreh sot Lisa O’Neil, kreu i Marrëdhënieve Globale Mediatike e “Pfizer”, në një intervistë.

“Ne besojmë se vaksinat janë zgjidhja e vetme afatgjatë për t’i dhënë fund kësaj pandemie”, tha ajo. duke iu.

“Të dhënat na bëjnë optimistë për vaksinën tonë kandidate dhe na çojnë një hap më pranë sigurimit të një vaksine, që do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit SARS-CoV-2”, shtoi ajo duke iu referuar pyetjes nëse vaksina e “Pfizer” mund të parandalojë sëmundjen apo edhe vdekjen nga COVID-19.

Sidoqoftë, sipas O’Neil, mbetet ende shumë për të bërë para aplikimit te rregullatorët për aprovimin e vaksinës.

Ajo theksoi, gjithashtu se “Pfizer” do të vazhdojë hulumtimin për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, sepse qëllimi i saj është të mbrojë nga infektimi me virusin SARS-CoV-2. /ATSH