Performancë e shkëlqyer i Ansamblit “New Born”, para publikut Prizrenas

0
196

Për adhuruesit e vlerave të muzikës kombëtare, të servuara në një frymë tĕ re artistike, koncerti i mbrëmshëm në qytetin e traditave të kahershme kulturore në Prizren, ishte një sihariq, ose një natë që do tē mbahet mend një kohë të gjatë.

Njëmbëdhjetë muzikantë kosovarë nën titullin “New Born”, (ansambël i themeluar kah mesi i vitit të kakuar), që pikësynim kanë promovimin e muzikës kombëtare, në Kosovë dhe nëpër botë, në koncertin e mbrëmshëm që u organizua për nder të Ditës së Pavarësisë të Kosovës, të pranishmēve në sallë, u sollën ndjesi dhe emocione që vështirë mund të përshkruhen. Këngët tradicionale, ose perlat e muzikës shqiptare, si “Valsi i lumturisë”, “O moj bukuroshe”, “Lamtumirë”, “Dashnor tu bana”, “E kujtoj atë takim”, etj, të aranzhuar nga Edon Ramadani, dirigjent si dhe disa kompozime të huaja, ishin në repertorin e këtij ansambli, që u duartrokitën gjatë nga të pranishmit në sallën e Shtëpisë sē Kulturĕs “Xhemajli Berisha”, në Prizren.

Koncerti i mbrëmshēm i ansamblit “New Born”, u dirigjua nga Edon Ramadani, me sopranon Zana Abazi-Ramadani, Kaltrina Krasniqi (flaut), Shkumbin Bajraktari (klarinetë), Avni Krasniqi (trumbetë), Betim Krasniqi (trombon), Gëzim Latifi e Erlinda Gashi në violinë, Vjosa Hoxha-Ferati (violë), Arian Zherka (violonçel) dhe Shkodran Osmanaj (kontrabas). Kaptinë e veçant i këtij koncerti, ishte zëri i mrekullueshëm dhe i pastër i sopranos Zana Abazi-Ramadani, e cila gjatë interpretimit të çdo kënge, përcillej me emocione dhe duartrokitje frenetike nga publiku në sallë.

Prof. Mr. Kaltrina Krasniqi, iniciatore për themelimin e ansamblit “New Born” thotë se të gjithë anëtarët të këtij ansambli, janë profesionistë të skenës muzikore kosovare, pedagog në Universitete dhe shkolla të muzikës, instrumentistë në Filarmoninë e Kosovës, dhe Orkestrës frymore të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Si solistë dhe me formacione të ndryshme, pothuajse të gjithë anëtarët e ansamblit, kemi performuar në shumë vende të botës si: Francë, Angli, Japoni, Amerikē, Itali, Turqi e të tjera. Ndërkaq, si ansambël “New Born”, kah fundi i vitit të kaluar, për herë të parë me shumë sukses kemi performuar nē Kroaci dhe më pas nē Mitrovicë. Mbrēmë në Prizren, ishte koncerti ynë i tretë, kurse gjatë këtij viti dhe në të ardhmēn planifikojmë që me muzikën e mirëfillt shqipe, por edhe të krijuesve të huaj, të prezantohemi në vende dhe kultura të tjera nëpër botë”. – tha Prof. Mr. Kaltrina Krasniqi.