“Për të na rikujtuar se pas vdekjes sonë, përherë’ shi do të bjerë në rrugën me rrudha”

0
125

Nga Edmond Tupja

Kur bie shi në rrugën me rrudha
Në ballkon del ti dhe shiun shijon,
Por neve në shpirt dhimbja na jehon
Mes frikërash sterrë e të paudha.

Është ajo dhimbje që thellë na gërmon
Sa herë në sytë të shfaqet flurudha
E ankthit që për ty do të dalë nga guva
Ditëve me shi, pa ne, në ballkon.

Me këtë mendim të ngulmët nis udha
E vuajtjes pa fund që na bren tek ngulmon
Për të na rikujtuar se pas vdekjes sonë
Përherë’ shi do të bjerë në rrugën me rrudha.