Për të katërtën ditë me radhë SHBA raporton mbi 200 mijë raste të reja me COVID-19

0
105

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 213 mijë e 875 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Universiteti Johns Hopkins gjatë 24 orëve të fundit SHBA ka raportuar 2 mijë e 254 viktima nga COVID-19, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Amerikë ka arritur në 14 milionë e 581 mijë e 337, teksa nga ky virus që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 281 mijë e 186 persona.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Kujtojmë se është dita e katërt me radhë që SHBA ka raportuar më shumë se 200 mijë raste të reja me COVID-19.

Më shumë se 1 milion raste të reja u raportuan në pesë ditët e para të dhjetorit teksa edhe numri i të hospitalizuarve ka arritur në shifër rekord.