Për këtë ishull, dy vende kanë luftuar me shishe të uiskit gjatë 30 viteve të fundit

Larg në veri të Arktikut gjendet ishulli i braktisur Hans, që është temë e një debati të çuditshëm mes dy vende.

Ishulli i pabanuar prej gjysmë milje katror nuk mund të mburret me kurrfarë burimi natyror, por që nga vitet e 30-ta e deri më sot vazhdon të zhvillohet një luftë mes Danimarkës dhe Kanadasë për këtë vend.

Sipas Atllasit Botëror, ishulli Hans gjendet mes ngushticës prej 35.5 kilometra të gjerë Nares që ndan Grenlandën, territor autonom i Danimarkës nga Kanadaja.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendeve u përkasin territoret brenda 12 miljeve (ose më pak se 20 kilometra) nga brigjet e tyre.

Dhe, sipas këtyre të dhënave, mund ta kuptoni që ishulli Hans gjendet në Danimarkë por edhe në ujërat kanadeze.

Ishulli 2

Atllasi Botëror thotë se Hans megjithatë i përket Danimarkës me vendim të Gjykatës së Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare, që është pjesë e Lidhjes së Kombeve nga viti 1933.

Megjithatë, me shpërbërjen e Lidhjes së Kombeve, disa vite më vonë e cila u zëvendësua nga Kombet e Bashkuara, vendimi mbi statusin e ishullit Hans më nuk ka pasur ndonjë rëndësi të veçantë.

Çështja e ishullit të diskutueshëm ka rënë në plan të dytë, pasi në Qeverinë daneze dhe kanadeze asokohe përbënte problem më të madh Lufta e Dytë Botërore dhe më pas që pasoi Lufta e Ftohtë.

Por, në vitin 1984, është vënë sërish në pikëpyetje çështja e ishullit të vogël. Atë vit ministri danez vizitoi ishullin dhe ngriti flamurin danez, duke festuar me një shishe raki në të cilën shkruante: “Mirë se vini në ishullin danez”.

Dhe, aty ka filluar lufta e vërtetë e “uiskit” mes dy vendeve rreth ishullit Hans. Edhe sot nuk ka ndonjë marrëveshje për këtë ishull, pasi qeveritë e dy vendeve vazhdojnë të luftojnë me uiski dhe në mënyrë të veçantë tallen për gjithçka.